Pas Ligës së Europës, emergjenca nga Koronavirusi prek edhe Ligën e Kampionëve. Barcelona-Napoli, e programuar për t’u zhvilluar të mërkurën e 18 marsit, do të luhet me dyer të mbyllura për të evituar përhapjen e virusit.
Vendimi është marrë pas një mbledhjeje mes klubit të Barcelonës dhe autoriteteve katalanase. Publikut i ndalohet hyrja në “Camp Nou”, sepse tifozët, duke qenë të shumtë në masë, rrezikojnë të infektohen nga ndonjë i prekur nga virusi dhe kështu situata mund të precipitojë, duke krijuar probleme serioze për shëndetin.

Barcelona përfaqësohej në mbledhjen e zhvilluar në Departamentin e Shëndetit në Katalonjë nga drejtori i seksionit profesional Albert Soler, si dhe nga kreu i stafit mjekësor, Ramon Kanal. Shëndeti është parësor dhe palët janë të bindura se kanë marrë vendimin e duhur, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme të një kompeticioni të nivelit të lartë.
Në këtë rast mund të favorizohet disi Napoli, që me praninë e tifozëve të Barcelonës mund ta kishte më të vështirë. Ndeshja e parë e luajtur në Itali, ka përfunduar në barazim, 1-1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje