Në SHBA është ngritur alarmi se presidenti amerikan Donald Trump është ekspozuar ndaj koronavirusit dhe mund të jetë prekur.
Dy kongresmenë republikanë që ishin në kontakt të ngushtë me Trump përgjatë gjithë ditëve të fundit janë vetë-karantinuar pasi ishin gjithashtu në kontakt në të njëjtën periudhë me një zyrtar të konfirmuar me koronavirus.
Republikanët Matt Gaetz nga Florida dhe Doug Collins nga Xhorxhia njoftuan të hënën se mjekët i kishin urdhëruar të qëndronin në karantinë, edhe pse nuk kishin shfaqur simptoma.
Gaetz kishte fluturoi me Trump në avionin presidencial “Air Force One” nga Orlando në Uashington të hënën.
Ndërkohë, edhe Collins përshëndeti Trump me një shtrëngim duarsh në një aeroport në Atlanta të Premten para se të vizitonin të dy një karantinë për të prekurit nga koronavirusi. Collins dhe Gaets ishte ekspozuar ndaj të zyrtari të prekur në një konferencën konservatore, të mbajtur çdo vit në Maryland. Kjo ka ngritur shqetësimin se edhe presidenti Trump mund të jetë ekspozuar ndaj virusit, për shkak të kohës që ka kaluar me dy senatorët.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se koronavirusi pritet të përhapet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe kanë inkurajuar grupmoshat më të prekura, përfshirë të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera, të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dhjetëra vdekje nga virusi janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara nga qindra raste të konfirmuara, por shkallët e testimit kanë qenë të ulta.
Trump thotë se epidemia është duke “u mbajtur nën kontroll” në Shtetet e Bashkuara dhe akuzoi mediat dhe demokratët për ekzagjerimin e kërcënimit që ai paraqet.
Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të hënën nëse ai ishte testuar për virusin.
Në një konferencë shtypi të hënën, edhe zv/presidenti Mike Pence tha se nuk e dinte nëse Trump është testuar. “Unë nuk e di se çfarë i ka rekomanduar mjeku i Shtëpisë së Bardhë presidentit,” tha Pence. “Ne do t’ju njoftojmë sonte.”
Gaetz dhe Collins ishin dy nga përkrahësit më të zëshëm të Trump gjatë seancave dëgjimore dhe gjykimit.
Gaetz kishte veshur një maskë të madhe javën e kaluar gjatë një votimi, por ai më vonë u përball me kritika kur një prej vartësve të tij humbi jetën nga virusi.
Gaetz dhe Collins bashkohen me politikanin konservator Ted Cruz, i cili është gjithashtu në vetë-karantinë. Senatori i Teksasit kishte marrë pjesë në të njëjtën konferencë dhe kishte takuar të njëjtin person të infektuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje