Datat 10 deri 23 mars do të jenë ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë, apo ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
Ky është thelbi i vendimit që qeveria ka marrë në mbledhjen e sotme për të lehtësuar ato familje që kanë të pamundurën të përkujdesen për fëmijët e tyre.
Vendimi i siguruar nga Gazeta “Si” përcakton nëpunësit apo punonjësit e adminsitratës që përfitojnë gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që ju ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë ose titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.
Nga ky vendim do të përjashtohen punonjësit që janë në sektorin shëndetësor, pra që pjesë e këtij sistemi. Qeveria në të njëjtën kohë u kërkon edhe privatë të institucioneve arsimore e parashkollore që të veprojnë në këtë mënyrë. ” Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe të institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre”, thuhet në këtë vendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje