Politike

Parlamenti anulon seancën e së enjtes, PS aktivitetet politike deri më 3 prill

Kuvendi ka anuluar sot mbledhjen e dy komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe të Medias, si dhe do të anulojë seancën parlamentare të së enjtes. Paraditen e së mërkurës ishin parashikuar mbledhja e dy komisioneve, ku pavarësisht masave të marra nga qeveria, Kuvendi kishte vendosur që të vijonte normalisht punimet. Por sot janë anuluar të komisionet. Në rendin e ditës komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Komunikimit, i njohur ndryshe edhe si ai i Medias, do të zhvillonte një seancë dëgjimore me kandidatët për plotësimin e vendeve vakante për anëtarë të KDRTSH.
Gjithashtu mësohet se të enjten nuk do të ketë seancë parlamentare për shkak të masave të marra për parandalimit e koronavirusit. “Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seance plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. FRIKË JO, KUJDES PO!”, shkruan Balla në mesazhin e dërguar deputetëve.
Më tej shefi i grupit të PS-së shprehet se “masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”.
Për anulimin e seancës pati edhe një reagim nga zyra e shtypit e Kuvendit. “Seanca plenare e parashikuar për tu zhvilluar nesër më datën 12.03.2020 shtyhet deri në njoftim të dytë, për shkak të situatës së krijuar dhe në kuadër të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 (coronavirus)”, thuhet në njoftimin për median.
Gjithashtu Partia Socialiste gjithashtu mësohet se ka vendosur të pezullojë takimet e partisë deri në datën 3 prill. Për shkak të situatës nga koronavirusi, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh socialistëve që të anulojnë takimet deri në datën 3 prill. “Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”, shkruan Taulant Balla.

Rendi i ditës për seancën e 12 marsit
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2019. Koha e votimit të projektrezolutës.
Projektligji “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””.
Projektligji “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”.
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar””.
Projektligji “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar””.
Projektligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar””.
Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.
Projektvendim “Për emërimin anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv të këtij institucioni” – dy propozime.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë