Futboll

Koronavirusi fut Vidalin dhe Sançezin në karantinë në Kili

Dy yjet e futbollit kilen, Arturo Vidal i Barcelonës dhe Aleksis Sançez i Interit, me rikthimin në vendin e tyre për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, do të futen në karantinë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Jaime Manalich. Kili do të grumbullohet për dy ndeshjet e radhës kundër Uruguait më 26 mars dhe 5 ditë më pas ndaj Kolumbisë.

“Nuk bëjmë asnjë dallim rreth profesionit të personave, sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi”, – ka thënë Manalich, i cili e ka lënë në dorën e futbollistëve zgjedhjen për ta përballuar periudhën e izolimit në banesat e tyre apo në mënyrë kolektive në impiantet e ekipit kombëtar.

Përveç Vidalit dhe Sançezit, edhe mesfushori i Bolonjës, Geri Medel, mund të përfundojë në karantinë sapo të kthehet në Kili. Janë masa të detyrueshme për të gjithë në vendin amerikano-jugor dhe futbollistët e kombëtares nuk bëjnë përjashtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë