Futboll

FSHF anulon grumbullimet e kombëtareve të moshave

Me një njoftim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se janë anuluar të gjitha grumbullimet e kombëtareve të moshave që ishin parashikuar për këtë muaj.

Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, pasi ka vlerësuar situatën e krijuar së fundi në vendin tonë dhe pas konsultimeve me specialistët përkatës, ka marrë vendimin që asnjë nga kombëtaret e moshave, duke nisur nga U-15-a e deri tek U-20-a, të mos grumbullohet.

Kombëtarja U–15 kishte parashikuar një grumbullim rutinë mes datave 16-20 mars, U-19-a kishte parashikuar një grumbullim në Shqipëri në datat 24-31 mars për dy miqësoret me Kosovën më 29 dhe 31 mars, ndërsa kombëtarja U-20 kishte parashikuar një grumbullim rutinë dhe miqësore brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë