Politike

Viktima e parë, Meta dhe Basha: Çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me COVID-19, e cila ishte një 73-vjeçare në Durrës e ardhur nga Italia.                              

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve, Meta apelon qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!

Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!”, u shpreh presidenti Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2859898020723119?__xts__[0]=68.ARDb0Cb3v9ri2loOODwap9aG00mUeSdMklNbmhDEovkIr1gKx6VXVZVaYla0PLPlxP_K9YaBumf3eIOfq8rF7XMg8oHCL0Mvoxg1eN69nXsdaBPSC4TiUD5i5q_dTXUzY0k-c6plAzKu_R8B_-w4pUhnxb9fdeoxSRmCevsVDZ7IEDYO4TRy7A7Q2KRqb2DWd_oYmHscRuPXNd2Le01OVtVW9IeyIxjrZRnSrNyVXpQy9z1KnmilK5rdgpy0D9iqWq8c54wZKWyb3t41NvGE7PodjedHIBgx7Zf3DxJnR1PTMYIcbIpLF2oIhk9Ur6J1Ohqtkfyb2PR6zpxCYUZP9gDr&__tn__=-R

Për viktimën e parë, ka reaguar edhe kryedemokrati Basha, duke apeluar sërish për kujdes nga qytetarët.

Basha shprehet se ky është një moment që duhet t’i bëjë shqiptarët të reflektojnë, ata që kanë qenë në Itali të tregojnë dhe ata që janë prekur të bashkëpunojnë dhe të jenë transparentë.

“Fatkeqësisht një zonjë humbi sot jetën nga virusi Covid 19. Ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë.

Ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës të koronavirusit po shtohen. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e, në veçanti, bashkëpunimin e gjithsecilit prej nesh me mjekët dhe stafin shëndetësor. Në të kundërt rrezikojmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë”, u shpreh kryedemokrati.

Po ashtu Basha shprehet nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, por e rrezikshme është ta mbash të fshehtë.

“Bashkëpunoni me mjekët dhe jini transparentë, tregoni menjëherë nëse keni ardhur nga Italia, nëse keni pasur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore.

E di se shumë prej jush që vini nga zona të prekura apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët”, shkruan ndër të tjera Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3011695905548237?__xts__[0]=68.ARCeaBd2DR_dHymk4PDqnytxZ2qzhW_0quUtepA2QXy0F9tgzYu0PlY1tkijyEN-mrNK2J1dwAoLrNLWE0xOK8K8ycpbulM7oykUUCpjYDqer43wlqE4fMay3r0k4nuBqcq7djDJ3l71Rc7oN7FL0P-NoBNEcqCZr3QlOTyVFnRUmkXcKhV_PPG5n_mdmq4f60CuFW5a_hjkEIicVuVdkYbj0QXuxqEL-jS7Bpst6XajqRmJsiQL_sPzNmGNV1xwnbpQCuUSXNfGQhM0NXvaFaQQmvu6ch0i2g-Uv8vJEWQFhV2Ygm0xXoRnQmtKMhfyEqVJzTXrGYkwZMft18lH4g&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë