Politike

Komisioni i Shëndetësisë kallëzon Berishën për përhapje paniku

Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë kanë kallëzuar penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij Facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit.

“Ne konstatojmë me shqetësim disa veprime keqdashëse të disa personave politikë që synojnë të përhapin panik, mosbesim te stafet mjekësore dhe demoralizim.

Për këtë qellim bazuar në Nenin 267 te Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë kemi vendosur të kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit”, thuhet në deklaratën për mediat.

Po ashtu ato kanë paralajmëruar Partinë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik.

Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik.

Kallëzimi i plotë penal do të depozitohet nesër në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës”, përfundon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë