Futboll

Nga Kumbulla e Ndoj te Broja, kuqezinjtë në karantinë

Koronavirusi ka prekur edhe botën e sportit, ku ndër të parët që rezultuan pozitivë janë futbollistët e Serisë A, Daniele Rugani dhe Manolo Gabiadini dhe basketbollistët Gobert dhe Sançez. Skuadra të mëdha si Real Madrid, Juventus, Inter dhe së fundi Çelsi kanë përfunduar në karantinë për t’u mbrojtur nga sëmundja që ka pushtuar botën.

Të izoluar kanë përfunduar edhe disa futbollistë të Kombëtares. Në Itali, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani të Veronës janë në karantinë, pasi skuadra e tyre ndeshjen e fundit e kishte me Sampdorian, që në përbërje ka Gabiadinin e prekur nga Koronavirusi. Edhe Berisha, që luan me Spalin, është përballur me Juventusin javët e fundit dhe sipas rregullave, duhet të izolohet bashkë me skuadrën e tij. E njëjta histori vlen edhe për mesfushorin e Breshias, Emanuele Ndoj. Më parë në karantinë ka përfunduar edhe Juventusi U-23, ku bën pjesë sulmuesi Xhakomo Vrioni.

Etrit Berisha, portieri kuqezi i Spalit. Gazeta Si, 13 mars 2020

Hudson Hodoi është ndër të fundit lojtarë që kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus dhe Çelsi duhet të izolohet. Pjesë e bluve të Londrës ka qenë së fundi edhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja, i cili debutoi në Premier League në ndeshjen me Evertonin. Edhe ai duhet t’i nënshtrohet karantinës në këtë moment.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë