Futboll

Koronavirusi prek edhe Bundesligën, pozitiv trajneri i Gjasulës

Koronavirusi “zbarkon” edhe në Bundesligë. Kampionati gjerman ishte i fundit që vendosi për pezullimin e ndeshjeve dhe bëri mirë, sepse është konfirmuar edhe rasti i parë. Trajneri i Paderbornit, Steven Baumgart, ka rezultuar pozitiv. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri gjerman, i cili ka në skuadër edhe mesfushorin e Kombëtares, Klaus Gjasula.

Paderborni tashmë duhet të futet në karantinë, që do të thotë një tjetër kuqezi i izoluar, siç kanë bërë tashmë Marash Kumbulla, Emanuele Ndoj, Xhakomo Vrioni, Etrit Berisha dhe Armando Broja. Situata po përshkallëzohet dhe rastet e të infektuarve me Koronavirus po shtohen gjithmonë e më shumë edhe në futboll.

Steven Baumgart, trajneri i Paderbornit, pozitiv me Koronavirus. Gazeta Si, 13 mars 2020

Klaus Gjasula ka vite që luan me Paderbornin, që nga kategoritë e ulëta e deri tani në Bundesligë. Ai është titullar dhe në shumë ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë