Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje nga Papa Françesku.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ai thotë se në këto momente vështirësie ku koronavirusi është mes nesh është e domosdoshme një lutje për të sëmurët dhe familjarët e tyre, por edhe për autoritetet, të cilët në këtë momente të vështira për këtë vend, do duhet të marrin masa deri në ekstrem.
“Le të vijojmë të lutemi për të sëmurët, të afërmit e tyre, për prindërit me fëmijë në shtëpi, por kryesisht do t’ju kërkoja të luteshit për autoritetet. Ata duhet të marrin vendime dhe masa që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por kjo është për të mirën tonë”, citon kryeministri Rama Papa Françeskun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje