Futboll

Tre lojtarë të Fiorentinës i shtohen listës së të prekurve nga virusi

Lista e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus ka filluar të rritet. Të fundit janë tre lojtarë të Fiorentinës të prekur nga COVID-19. Fillimisht, ishte Dushan Vlahoviç që u konfirmua zyrtarisht, duke vënë në alarm Fiorentinën dhe të gjithë pjesëtarët e saj iu nënshtruan kontrolleve.

Patrik Kutrone dhe German Pecela janë dy futbollistët e tjerë të Fiorentinës rezultuan pozitivë me Koronavirus, bashkë me ta edhe fizioterapisti Stefano Daineli. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Firence, duke njoftuar gjithashtu se të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë izoluar në banesat e tyre në Firence.

Koronavirusi, siç mund të parashikohej me lehtësi, ka prekur edhe botën e sportit. Virologët kanë shpjeguar se CONVID-19 është një virus që nuk bën dallim dhe godet këdo, edhe sportistët, të cilët janë të monitoruar në mënyrë konstante. Daniele Rugani i Juventusit ishte rasti i parë në Serinë A, pas tij Gabiadini i Sampdorias dhe disa lojtarë të tjerë po të këtij ekipi. Trajneri i parë që ka rezultuar pozitiv është spanjolli Mikel Arteta i Arsenalit. Shumë klube në Europë kanë përfunduar në karantinë dhe me kalimin e orëve parashikohet që rastet e të prekurve nga Koronavirusi të shtohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë