Trajneri gjerman, Ralf Rangnik, i përzgjedhur nga Gazidis për të drejtuar Milanin sezonin e ri si trajner dhe si drejtor sportiv, nuk humbet kohë. Ai ka tashmë një mësues personal të italishtes, pasi nuk dëshiron të punojë me përkthyes dhe këtë e do që në momentin e prezantimit.
Në erën e komunikimit, kush është poliglot, ka një avantazh më shumë se të tjerët. Vlen për politikën, por edhe për futbollin. Rangnik, aktualisht përgjegjës i sektorit të zhvillimit futbollistit të Red Bull (Lajpcig dhe Salcburg), e di mirë sa e rëndësishme është që të prezantohet në botën kuqezi në mënyrën e duhur.
Për këtë arsye, ai që prej mesit të muajit shkurt ka filluar të studiojë italishten me një mësues personal. Gjermani po ndjek një kurs intensiv, sepse duhet të jetë plotësisht gati që në momentin e parë të marrjes së detyrës te Milani. Ai e di shumë mirë se çfarë përgjegjësish e presin, duke qenë në krye të një klubi legjendar, të cilin duhet të nxjerrë nga kriza. Ivan Gazidis i beson verbërisht dhe “profesori” Ralf Rangnik nuk dëshiron të zhgënjejë. Edhe pse menaxheri i trajnerit tha ditët e fundit se marrëveshja ka mbetur pezull, gjithçka duket e mbyllur mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje