Qeveria premton miratimin e një plani ekonomik masash për daljen nga kriza humanitare e krijuar nga rreziku i përhapjes së koronavirusit. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë , Rama ka kërkuar që të bëhet pa durim për vendimet lehtësuese që do të marrë qeveria për përballimin e kësaj situate, duke mos dhënë ndonjë gjë paraprake se ku do të ndërhyhet.
“Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim! Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë!”, shprehet Rama.
Ndërsa i ka dhënë një përgjigje komenteve të shumta që sipas tij bëhen në lidhje me gjobat e larta të vendosura nëpërmjet aktit normativ, duke theksuarse ato nuk janë për popullin. “Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij! Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros! Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës!”, theksoi kryeministri.
Përfaqësuesit e ndryshëm të biznesit kanë kërkuar që qeveria marrë vendim lehtësuese, pasi në situatën që po kalojnë nga koronavirusi janë mbyllur pothuajse të gjitha aktivitetit. Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’ dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë kërkuar që qeverisë si masa lehtësuese në këtë periudhë që: Të mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!; -Të mos paguhen sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe te ekompensohën nga shteti!’ Pagesat e energjisë dhe ujit të ngrijnë për 3-6 muaj varësisht nga kohe zgjatja e situatës; Gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mos funksionimit të gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj, si dhe kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroriborit dhe pagesat mbas 3-6 muaj të mos kenë penalitete. Një tjetër kërkesë e paraqitur ndaj qeverisë është që pagat e punonjësve të biznesve të mbyllura të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje