Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar një plan masash në aspektin ekonomik, duke parashikuar letësira fiskale dhe mos marrjen e taskave për biznesin dhe pezullim pagesash. Këto janë masa që sipas kryedemokratit të shoqërohen edhe me ndryshimin e buxhetit të këtij viti.
“Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse). Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021)”, janë disa kërkesat e paraqitura nga Basha.
Ndër masat e tjera të propozuara janë edhe pezullimi dhe fshirja e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët , për familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur. Gjithashtu, propozohet edhe të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje, si dhe të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore. Një tjetër kërkesë e hedhur në adresë të qeverisë nga kryedemokrati është përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat dhe bashkitë ku virusi Covid-19 është shfaqur. PD ka propozuar edhe masa lehtësuese për shtresat në nevojë ku sipas Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në cadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjieno-sanitare.
“Furnizimin me ushqime dhe detergjent te te gjithe familjeve qe jane ne pamundesi ekonomike, duke perfshire qindra familje qe po jetojne ne cadra dhe ne kushte aspak te favorshme si pasoje e termetit. Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë”, deklaroi Basha.
Apeli për transparencë dhe mbrojtjen e mjekëve
Pjesën e parë të deklaratës kryedemokrati ia kushtoi faktin që qeveria të ketë sa më shumë transparencë në betejën kundër koronavirusit. Gjithashtu ai kërkoi që t’i mbrohet jeta mjekëve dhe personelit mjekësor. ” Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet e nevojshme të mbrojtes. Çdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve. Po kaq urgjente është pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi. Kjo jo vetëm do të qetësonte qytetarët që jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, por do të bënte të mundur edhe izolimin në kohë të atyre që janë prekur, duke frenuar përhapjen e virusit”, deklaroi Basha.
Propozimet e PD
– Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
– Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
– Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
– Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
– Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
– Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
– Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
– Për shtresat në nevojë: Furnizimin me ushqime dhe detergjent te te gjithe familjeve qe jane ne pamundesi ekonomike, duke perfshire qindra familje qe po jetojne ne cadra dhe ne kushte aspak te favorshme si pasoje e termetit.
– Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje