Politike

Rama ironizon propozimet e Bashës: Ky plani qenka lule corone që ta merr frymën

Kryeministri Edi Rama ka rrëzuar paketën e propozuar nga rivali i tij politik, kreu i PD-së, Lulzim Basha mbi favorizimin e biznesit dhe qytetarëve në nevojë në këtë periudhë krize të shkaktuar nga masat që po merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një status në Twitter, kreu i qeverisë thotë se planin i opozitës synon t’u marrë frymën qytetarëve. “Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë