Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj aktit normativ të qeverisë që vendos sanksione me gjoba ndaj kalimtarëve dhe bllokim makinash, nëse lëvizin pas orës 18:00.
Vasili me anë të një reagimi në rrjetet sociale bën përgjegjës kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai thotë se kryeministri do kallëzohet për genocin e krime ndaj njerëzimit, pasi në këtë situatë nevojiten, tmpone, veshje special, dezifektantë, gjëra këto që ai nuk po i vë në dispozicion të shqiptarëve.
“Edi Rama përballu me pandeminë dhe tërhiqu nga vendimet e çmendura sa je në kohë…! Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkatërruara me akt normativ për koronavirusin. Duke marrë makinën në garazh atyrë që do dalin pas orës 18 do të thotë që ky kryeministër duhet lidhur dhe i duhet berë elektroshok. Nuk infektohen njerëzit me orar. Duhet 24 orë kujdes. Pas orës 18:00 nuk infekton më shume virusi dhe para orës 18:00 me pak or derëzi! Duhen tamponë për diagnozën e koronavirusit, duhen veshje mbrojtëse për mjekët e infermieret, që po infektohen, duhen materiale dezinfektuese, duhet dezinfektim i rrugëve të qyteteve”, shkruan Vasili.
Më tej ai thekson se këto masa shpëtojnë jetën nga Koronavirusi dhe jo aktet normative me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash në garazh. “Këto s’po jua jep njerëzve dhe duke mos i bërë do të kallzohesh për gjenocid dhe krim ndaj njerëzimit dhe gjithë shqiptarët do të vijnë në gjyqin tënd publik. Do kallëzohesh për rrezikimin e jetës së mijëra të moshuarve të bllokuar, të lënë edhe pa mbështetjen e fëmijëve të tyre që nuk mund të lëvizin se ke shpallur t’i shtetrrethim idiot”, thekson Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje