Kroacia, vendi që mban aktualisht Presidencën e Bashkimit Europian, ka propozuar sot që vendimi për nisjen e bisedimeve te pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të merret javën e ardhshme. Ajo kërkon madje konferenca e parë ndërqeveritare të thirret menjëherë pasi të miratohet një kornizë bisedimesh.
Këshilli i BE-së pritet të vendosë në mbledhjen e tij të ardhshme më 24 mars për t’i dhënë ose jo dritën jeshile Tiranës dhe Shkupit, Bisedimet do të zhvillohen së pari në nivel ambasadorësh përpara se dokumenti të diskutohet nga ministrat e punëve evropiane.
Ky vendim, nëse do të miratohej nga Këshilli i Ministrave, duhet të përkrahet edhe nga Këshilli Europian, domethënë krerët e shteteve ose qeveritë.
Zyrtarët në Përfaqësimin e Përhershëm të Kroacisë në BE thanë se përkundër krizës aktuale të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ata po punojnë intensivisht për zgjerimin, i cili është një nga përparësitë e Presidencës kroate të BE-së.
Nëse takimi mbahet javën e ardhshme ashtu sic është planifikuar dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrim “bekimin” e vendeve anëtare, Komisionin Europian që të paraqesë një kornizë negociatave për të dyja vendet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Korniza e negociatave është një dokument kryesor që përcakton në bazë të cilat parime do të zhvillohen bisedimet e pranimit. Ajo do të bazohet tek metodologjia e re e zgjerimit, e propozuar nga KE-ja një javë më parë,
Korniza e bisedimeve duhet të miratohet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare dhe është parakusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit, në të cilën bisedimet fillojnë zyrtarisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje