Rend dhe Ligj

Aksident në Fushë-Krujë, humbin jetën 4 pjestarë të një familjeje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fushë-Krujë, me pasojë vdekjen e tre personave.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, ku një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi.

Ndërkohë një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital, por edhe ai mësohet se ka ndërruar jetë. Të gjithë viktimat janë pjesë e një familjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë