Presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje ndaj qeverisë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta thotë se qeveria duhet të mirëpresë e studiojë me përgjegjshmëri të gjitha propozimet konstruktive që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa ka publikuar shkrimin e Gazetës Si, “Si të shmangim recensionin pa rritur borxhin”, ai thotë se propozimet duhen mirëpritur në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.
“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje