Ne rrjet

Më shumë se 140 mijë refugjatë hynë në Greqi nga Turqia

Më shumë se 140 mijë refugjatë kanë hyrë në Greqi pasi Turqia hapi kufijtë, një pjesë e të cilëve raportohen se mund të strehohen në Shqipëri, në kampe të ngritura në pikat kufitare me Greqinë,

Policia greke përdori sërish gaz lotsjellës dhe ujë të mërkurën për të zmbrapsur qindra emigrantë të grumbulluar në kufirin turk, të cilët u përpoqën të shkatërronin një gardh kufitar dhe të hynin në Greqi.

Përleshjet në mbrëmje u zhvilluan pranë vendkalimit kufitar të Kastanshit. Policia greke tha se autoritetet turke gjithashtu qëlluan me gaz lotsjellës forcat greke, dhe emigrantët më vonë ndezën një zjarr të madh në kufirin turk.

Rreth 2,000 emigrantë po qendrojnë akoma jashtë kufirit greko-turk, disa javë pasi Turqia deklaroi kufijtë e saj për në Europë ishin të hapura dhe inkurajoi emigrantët dhe refugjatët që jetojnë në vend të provojnë të kalojnë në BE nga Greqia.

Dhjetëra mijëra njerëz u drejtuan për në kufi, megjithë insistimin e Greqisë që kufiri i saj lindor, i cili është edhe kufiri i jashtëm i BE-së, ishte mbyllur.

Të mërkurën, Turqia deklaroi se po mbyllte gjashtë vendkalimet e saj kufitare tokësore dhe detare me Greqinë dhe Bullgarinë në përpjekje për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit të ri. Por një zyrtar i lartë turk tha se masa nuk ka lidhje me politikën e Ankarasë për të mos i lejuar emigrantët të largohen nga Turqia.

Dhuna në kufi erdhi disa orë pasi Erdogan mbajti një video-konferencë katër-palëshe me drejtuesit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë për të diskutuar mbi krizën e emigrantëve.

Një deklaratë nga zyra e Erdoganit tha që të katër udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjidhjen ekonfliktit në Siri dhe ofrimin e ndihmës humanitare në provincën e Idlibit në Siri.

Telekonferenca e së martës midis Erdoganit, kancelares gjerman Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Boris Johnson u mbajt pasi krerët europianë anuluan planet për të udhëtuar në Stamboll për shkak të krizës së koronavirusit.

Dhuna në kufirin greko-turk ka shtuar shqetësimet në Athinë për numrin e lartë të emigrantëve të mbërritur nga Turqia. Autoritetet Greke të mërkurën vendosën kufizime të lëvizjes në kampet e emigrantëve, që do të zgjasin të paktën një muaj, si pjesë e masave të sigurisë publike për pandeminë e koronavirusit.

Asnjë infeksion nuk është konfirmuar në ndonjë prej kampeve, megjithëse shtrirja e testimit në kampe mbetet e paqartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë