Politike

LDK kërkon krijimin e një qeverie të parakohshme në Kosovë

Pas mocionit për rrëzimit e qeverisë “Kurti”, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkur sot krijimin e një qeverie të përkohshme. LDK-së i duhet fillimisht që të sigurojnë 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa thotë se Kosovës i duhet një qeveri e re e përkohshme, pasi gjendet në një situatë emergjente.

“Duke ritheksuar problemin në partneritetit me SHBA-të dhe BE-në drejt integrimeve euro-atlantike, si dhe sigurisë kombëtare, në situatën emergjente në të cilën ndodhemi, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që përmes votës së mosbesimit të votojnë këtë mocion”, tha Mustafa.

Sipas LDK-së formimi i një qeverie të re, me kohëzgjatje të kufizuar do të adresonte sfidat e menjëhershme me të cilat ballafaqohet Kosova, si në pozicionin e politikës së jashtme, ashtu edhe në dinamikat e krijuar brenda vendit”, shkruhet në dokument.

Në mocionin e LDK-së, thuhet se kryeministri Albin Kurti ka vënë në rrezik marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pamundësuar funksionimin e saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se SHBA ka vendosur sanksione për mos heqjes e tarifës ndaj mallrave serbe. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa e akuzon Albin Kurtin për krizë të brendshme politike në vend me shkarkimin e ministrit të Brendshëm,  Agim Veliu, një nga njerëzit më të besuar të LDK-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë