Drejtuesit e Lionit, ekipit të njohur francez që në Champions League mundi Juventusin në ndeshjen e parë, ka vendosur të “pushojë” nga puna lojtarët e vet që prej së mërkurës, pas pezullimit të aktiviteteve për shkak të pandemisë nga Koronavirusi.
Pas Amiensit, Montpeliesë dhe Nimes, edhe Lioni vendosi t’i nxjerrë pjesërisht të papunë futbollistët e tij. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi francez me një njoftim zyrtar, ku shkruan: “Duke pasur parasysh masat e marra nga autoritet për të luftuar virusin Covid-19, që kanë sjellë edhe pezullimin e të gjitha aktiviteteve dhe stërvitjes, klubi i Lionit, si disa klube të tjera të Ligue 1, njofton se ka nxjerrë gjithë personelin sportiv pjesërisht të papunë deri në një njoftim të dytë”.
Shteti në Francë kompenson një pjesë të pagesës minimale. Pjesën tjetër do ta plotësojë klubi, që i takon të paguajë për të arritur në 70% të pagës bruto. Një zgjidhje që pritet at ndjekin edhe shumë klube të tjera dhe jo vetëm në Francë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje