Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet se me planin e ri të masave të shpallura nga qeveria, Rama tregon se i përkushtohet më shumë atyre që cilësohen si oligarkë se sa shqiptarëve, pasi një pjesë të mirë të fondeve shteti do t’i përdorë për të paguar koncesionet.
“Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira. Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 milionë euro (14 miliardë lekë) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019. Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 milionë euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 milionë euro”, shprehet Tabaku.
Sipas saj, plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019 dhe se Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet, ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 miliardë lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
“Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti. Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19”, shprehet demokratja Tabaku.
Për përfaqësuesen e opozitës qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
“Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënësit e tyre. Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë”, thekson Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje