Futboll

Koronavirusi komplikon transferimin e Kilian Mbape në Madrid

Emergjenca nga Koronavirusi ka prishur edhe përditshmërinë sportive. Lëvizje të shumta janë detyruar të mbeten pezull, në pritje që sirenat e alarmit të pushojnë së rëni. “Marca” zbulon detaje të skenarit të transferimit të sulmuesit Kilian Mbape në Madrid, që tashmë është komplikuar për shkak të situatës që po përjeton e gjithë bota.

Sipas të përditshmes spanjolle, Real Madridi ka bërë hapa përpara për ta bindur sulmuesin e PSG-së për të veshur fanellën e bardhë të “galaktikëve”. Megjithatë, akordi tashmë është në rrezik serioz, sepse kalendari futbollistik i sezonit aktual ka pësuar shumë ndryshime të mëdha.

Kilian Mbape me fanellën e PSG-së. Gazeta Si, 22 mars 2020

Mbape kishte vendosur të merrte pak kohë për ta përcaktuar të ardhmen e tij pas kampionatit europian. Kompeticioni në fjalë është shtyrë për verën e 2021-shit, duke prishur edhe planet e njërit prej futbollistëve më të kërkuar në treg. Për pasojë, janë prishur edhe planet e Real Madridit, që kërkon me çdo kusht të blejë Mbapenë për të hapur një kapitull të ri në histori. Situata aktuale mund të çojë në një rinovim të kontratës së sulmuesit me PSG-në dhe kjo do të thotë se Reali do ta ketë shumë më të vështirë për të krye këtë transferim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë