Futboll

Radhët e gjata, kampionët e Europës ofrojnë stjuardët për të vënë rregull

Një ndihmë për qytetin në këtë periudhë shumë të vështirë. Liverpuli zbret në fushë për të dhënë një dorë në situatën e emergjencës nga Koronavirusi, që ka krijuar radhë të mëdha në supermarkete.

Kampionët e Europës kanë vendosur të vënë në dispozicion stjuardët e stadiumit, të njohur për efiçencën e tyre, për të zgjidhur problemin e njerëzve që qëndrojnë në radhë jashtë supermarketeve nga frika se mallrat do të mbarojnë. Kështu, ata do të ndihmojnë për të administruar fluksin e personave, duke respektuar distancën e caktuar sipas rregullave.

Stjuardë në sdtadiumin “Anfield Road” të Liverpulit. Gazeta Si, 22 mars 2020

“Kemi një mesazh për menaxherët e supermarketeve, – shkruan në Tuiter administratori i deleguar i Liverpulit, Peter Mur. – Stjuardët që punojnë në stadiumin tonë vënë në dispozicion kohën dhe eksperiencën e tyre për të kontrolluar turmat e njerëzve para supermarketeve, por edhe të parkingjeve. Mund t’i ndihmojnë njerëzit edhe për të çuar mallrat në shtëpi. Në fushën e tyre janë më të mirët, pa dyshim, ndaj dhe janë të lumtur për t’iu ndihmuar dhe për t’ua bërë gjithçka më të sigurt. Ju lutemi, na kontaktoni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë