Politike

Ruçi: Aktet normative do të miratohen online nga Parlamenti


Parlamenti do të vijojë punën online për shkak të koronavirusit. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ku me anë të një reagimi publik bëri të ditur se do të veprohet në këtë mënyrë për shkak të mbrojtjes së masave nga koronavirusi . “Kuvendi do të miratojë aktet normative dhe masat e marra nga Qeveria, puna për të cilat ka filluar. Deputetët e Kuvendit, duke respektuar kufizimet dhe në pajtim me rregullat e vendosura, janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe agjencitë shtetërore dhe ndjekin me vëmendje punën e tyre. Në përshtatje me kushtet e reja të krijuara, komisionet parlamentare do të fillojne këtë javë shqyrtimin e projekt-akteve ligjore, duke punuar online”, deklaron kryeparlamentari Ruçi.
Më tej ai thekson se të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin nomal

Provat e lidhjeve online te deputeteve te komsionit te Sigurise


Gazeta “Si” ka mësuar se deputetët e komisioneve prej ditësh po përdorin si prove teknologjinë e re të lidhjes online, si prova paraprake për zhvillimin e mbledhjeve të ndryshme. Ndërsa pritet që të miratohet po online edhe kalendari i punimeve për projektligjet që do të shqyrtojnë komisionet parlmaentare.
Parlamentit i duhet të miratoë aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit 2020, ku qeveria e ka paraqitur rishikimin e shpenzimeve për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga seancat e Parlamentit. Gazeta “Si” 24 mars 2020


Ruçi vlerëson Metën e opozitën
Kryeparlamentari Ruçi në mesazhin e dhënë për situatën e pandemisë së Covid-19 ka vlerësuar rolin e presidentit Ilir Meta dhe të partive politike, duke nënkuptuar edhe Partinë Demokratike.
“Kuvendi i Shqipërisë mbështet plotësisht masat e marra nga Qeveria dhe Kryeministri dhe vlerëson qëndrimet e Presidentit të Republikës, të institucioneve, partive politike, sipërmarrjes, shoqërisë civile e të medias që kontribojnë në këtë luftë. Mbi të gjitha, shpreh vlerësimin dhe nderimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal për punën dhe përpjekjet titanikë të mjekëve infeksionistë dhe specialistëve të shëndetësisë për shpëtimin e jetëve njerëzore si edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve të policisë dhe të forcave të armatosura për zbatimin me rigorozitet të rregullave të imonuara nga kjo situatë lufte”, shprehet Ruçi.

“Jeta njerëzore është e drejta e vetme supreme dhe në emër të jetës së secilit prej nesh, fëmijëve, motrave, vëllezërve, prindërve, gjyshërve dhe gjithë të dashurve, le t’i kushtohemi të gjithë, me të gjitha liritë e detyrimet tona, në shërbim dhe në mbrojtje të jetës. Sa më i madh të jetë përkushtimi, aq më e shkurtër do të jetë koha kur do të dalim e do të shpëtojmë nga ky rrezik global. Le të zbatojmë të gjithë me disiplinën jetësore, individuale, familjare e komunitare maksimale kufizimet e pashmangshme që na detyron mbrojtja e jetës së secilit dhe e të tjerëve”, thekson kryeparlamentari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë