Vendimi të vonuar e ka cilësuar kryeministri Edi Rama dhënien e dritës jeshile të 27 vendeve anëtare të BE-së për çeljen e negociatave. Kreu i mazhorancës në mesazhin e tij për vendimin e shumëpritur për hapjen e negociatave e cilësoi si hapje e derës së paradhomës së BE-së, por që për t’u bërë pjesë e BE-së duhet të vijojnë akoma më tej për realizimin e reformave.
“Sot Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj vicklash. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë. Do të bëjmë reforma modernizuese. ‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë”, deklaroi Rama.
Kryeministri u shpreh se “nuk do të ndalemi në plotësimin e çdo detyre, derisa të ulemi në dhomën e madhe të ndenjies së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe”.
“Në këtë ditë të madhe të çeljes së negociatave”, kryeministri u shpreh se “edhe po të mos ishte situata e krijuar nga Koronavirusi nuk do të festonte për këtë vendim”.
“Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe clirimi kur t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut. Të shohim bashkërisht jo vetëm errësirën por edhe dritën që ka sjellë me vete kjo errësirë. Dritën që na kujton se jemi të gjithë njësoj. Jemi të pandashëm nga njërit-tjetri në këtë atdhe për sa kohë do të kemi frymë” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje