Politike

Kërcënohet me jetë Presidenti Hashim Thaçi, arrestohet autori

Një qytetar nga Veriu i Kosovës, Kujtim Boletini, ka kërcënuar me jetë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për shkak të raporteve për shkëmbimin e territoreve.

Autori është arrestuar nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Boletini kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se nuk do të mund të flejë i qetë.

“Në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja. Por ai duhet ta dijë se ende jemi gjallë ne të Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë nuk ke për ta bërë”, ka shkruar Boletini.

Ky kërcënim për Presidentin e Kosovës vjen pas krizës politike në Kosova, kur qeveria e kryesuar nga Albin Kurti u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga bashkëaleati i tij qeverisës Isa Mustafa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë