Futboll

Boateng “fluturon” me makinë dhe aksidentohet, Bajerni e gjobit

Në Premier League ishte protagonist Xhek Grealish, i cili përfundoi në faqet e para për një aksident rrugor me Rejnxh Roverin e tij, ndërsa në Gjermani e njëjta gjë ka ndodhur me mbrojtësin Zherom Boateng, i cili ka shpëtuar për mrekulli.

Mbrojtësi i Bajern Mynih ka bërë një fluturim të frikshëm, siç raporton kanali gjerman, “TVO”. Futbollisti ka bërë aksident, për fatin e tij të mirë, pa pasoja të rënda, ndërsa makina e tij ka dalë jashtë rruge. Sipas informacionit të përcjellë nga kanali i përmendur më sipër, Boateng ka humbur kontrollin e makinës së tij Audi në autostradë.

Zherom Boateng, mbrojtësi i Bajern Mynih. Gazeta Si, 1 prill 2020

Dëmi material i makinës llogaritet në 25.000 euro. Për Boateng nuk ka pasur probleme, përveç panikut të madh në momentin e aksidentit. Lojtari kishte shkuar për të takuar djalin e tij dhe ishte duke u kthyer në shtëpi. Klubi i Bajernit ka reaguar menjëherë, duke e gjobitur lojtarin e vet për faktin se nuk kishte informuar drejtuesit për largimin e tij nga shtëpia. Një dëm i dyfishtë financiar për Boateng, por për fat të mirë pa pasoja shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë