Lajme

Shahini: Mbyllja e institucioneve arsimore pa afat

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, ka deklaruar sot se mbyllja e institucioneve do të jetë pa afat, ndërkohë mësimi do të vazhdojë online si katër javët e para.

Shahini ftoi gjithashtu universitetet për të kaluar të gjitha lëndët online.

“Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigurtë se sa do të zgjasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet t’i jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë

Ministrja theksoi se pas vendimit të Task Forcës për Koronavirusin  MASR, do të vijojë me organizimin e xhirimeve të leksioneve që mësuesit po bëjnë gati për arsimin parauniversitar.

 “Mësuesit do të vijojnë komunikimin e tyre të përditshëm me nxënësit, duke u kujdesur të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja dhe duke u kujdesur gjithashtu për oraret se kur mbajnë këtë komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre”, shprehet ajo.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/154032402554406/

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë