Mançester Siti sërish në shënjestrën e UEFA-s, këtë herë jo për “Fair- Play”-in financiar, por për një fanellë të parregullt. Klubi anglez është gjobitur me 3 mijë euro, pasi ka thyer rregullat, konkretisht nenin 29.02 të rregullores së UEFA-s që lidhet me fanellat që lojtarët veshin para ndeshjeve.
Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur në Madrid ndaj Realit, e vlefshme për Champions League. Në fanellën e inkriminuar ishte logoja e një sponsori si në pjesën përpara të saj, ashtu edhe në të pasmen, diçka e ndaluar për fanellat para ndeshjeve. Edhe bluza me mëngë të gjata që lojtarët e Mançester Sitit mbanin gjatë nxemjes, nuk ishte e rregullt sipas UEFA-s, pasi kalonte përmasat e lejuara të logos së një sponsori.

Shuma e gjobës është modeste, por UEFA tregon se nuk lejon t’i shpëtojë asgjë dhe se rregullat duhen zbatuar në detaj nga të gjithë. Për Mançester Sitin janë kohëra shumë të vështira, jo vetëm nga Koronavirusi, që është për të gjithë, por sepse UEFA e ka përjashtuar nga Championsi dhe e ka gjobitur për thyerje të rregullave të “Fair-Play”-it financiar. Edhe klubet angleze kanë dalë kundër “qytetarëve”, ndërkohë që flitet edhe për heqjen e titullit kampion për skuadrën e Guardiolës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje