Liga e futbollit belg është parimisht dakord me mbylljen përfundimtare të kampionatit në situatën e pandemisë së Koronavirusit. Zyrtarizimi i vendimit të fundit do të bëhet më 15 prill. Merret kështu e mirëqenë renditja aktuale e kampionatit, që do të thotë se Bryzhi është ekipi kampion.
Gjithçka është vendosur sot, në një mbledhje “audio-conferenze” të këshillit administrativ të Pro League. Kampionati kishte ndaluar në javën e 29-të nga 30 që ka sezoni. Bryzh kryeson renditjen me 70 pikë, Gent ka 55, Sharlerua 54 dhe Anversa 53. Pas mbylljes së rregullt të sezonit, në Belgjikë luhet “play-off” mes 6 skuadrave të para, me 5 ndeshje vajtje dhe 5 kthim.
Belgjika është vendi i pari që mbyll përfundimisht sezonin, por pritet që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Vendi i parë i kampionatit belg shkon në fazën e grupeve në Champions League, i dyti në turin e tretë paraeliminator. Mbetet të përcaktohet fati i finales së kupës mes Bryzhit dhe Anverës. Liga ka konfirmuar se e ka marrë vendimin, sepse ndeshjet me publik nuk mund të luhen para datës 30 qershor. Pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1000 personave në belgjikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje