Ambasadorja amerikane në Tiranë thotë se e kupton që masat kufizuese mund të jenë të lodhshme dhe të vështira për shqiptarët, por kërkon vigjilencë dhe të vazhdojë gjithsecili që të kryejë detyrën e tij për të mposhtur koronavirusin.
“Është e natyrshme që të ndjehemi të lodhur e të mërzitur nga masat kufizuese, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne, përfshirë ne këtu tek Ambasada Amerikane duhet të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë që të sigurohemi që gjithkush të jetë i shëndetshëm”, thotë Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ambasadorja përsërit se SHBA është në krah të popullit shqiptar dhe ftesën për të qëndruar në shtëpi. Kim këtë koment deklaron se e ka bërë pas bisedës me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Dua t’i lëvdoj për udhëheqësinë e përbaskët të treguar kundër koronavirusit dhe kjo duhet të vazhdojmë. Tani nuk është koha për politikë normale. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkim dhe disiplinë prej të gjithë udhëheqësve dhe prej të gjithë qytetarëve, nga Shkodra deri në Vlorë”, shkruan Ambasadorja.
Reagon Basha: Nuk bëjmë retorika politike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje qëndrimit të ambasadores amerikane, Yuri Kim përmes faqes së tij në Twitter. Ndër radhë, ambasadorja amerikane tërhiqte vëmendjen se nuk është koha për të bërë politikë si zakonisht, por duhet unitet dhe disiplinë.
Basha i ka kthyer një përgjigje po aq delikate.
“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19. @pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.
Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan ai.
Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19. @pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 6, 2020
Fokusi ynë është jeta,shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike. https://t.co/O7w1Yf8SUm
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje