Presidenti Ilir Meta ka zbritur sot në terren dhe ka zhvilluar një takim në Lezhë me prefektin Gjok Jaku dhe ka vlerësuar punën e bërë nga institucionet lokale në përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjithë institucionet për tejkalimin e situatës.
Presidenti ka folur edhe për masat e marra nga qeveria dhe është shprehur se “është bërë përpjekje dhe e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve”.
Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi, ai ka theksuar se “duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë. Duhet të bëhet çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata”.
Në lidhje me shpërblimin mujor të mjekëve dhe infermierëve që trajtonin të sëmurët me COVID 19, kreu i shtetit është shprehur se nuk ka informacion të plotë, por nga ana e tij vlerëson maksimalisht punën e mjekëve dhe thekson se duhet të mbahet premtimi për ta.
“Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën, por dua të përshëndes mjekët dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se çdo premtim për ta do të mbahet”, u shpreh presidenti Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje