Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, aty ku ishte dënuar për disa vepra penale.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi B. Q., 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje