Drejtuesit e Real Madridit po studiojnë me kujdes situatën për të gjetur mënyrën e duhur për shkurtimin e pagave të futbollistëve të tij të shumtë, – sipas “As” një shkurtim pagash nga 12 në 20%, – gjermani Toni Kros nuk është aspak dakord me këtë masë. Deklarata e tij ka shkaktuar menjëherë shumë polemika në Spanjë.
Mesfushori i Realit ka folur në vendin e tij për “SWR Sport”, ku është shprehur: “Mendoj se duhet të vazhdohet me pagesën e rrogave të plota. Më pas, secili prej nesh mund të bëjë diçka për të ndihmuar në këtë situatë me të ardhurat që merr. Të gjithëve ne na kërkohet që të ndihmojmë dhe ka situata, ku vërtet ndihma është e nevojshme. Por, shkurtimi i pagave për mua është si një dhuratë e kotë, ose si një dhuratë që u bëhet klubeve”.

Kjo deklaratë ka bërë zhurmë në Spanjë, ku shumë tifozë i janë vënë kundër futbollistit gjerman. Më tej, duke folur për krizën që ka goditur shumë klube, Kros ka shtuar: “Ka shumë klube që nuk kanë të ardhura financiare të planifikuara. Varet sa do të zgjatë pezullimi i futbollit. Nëse, për shembull, kthehemi në fushë në maj, me siguri klubet do të gjejnë zgjidhje. Ndryshe është, nëse pezullimi zgjat deri në dimër. E kam të qartë se do të ketë shumë klube në vështirësi dhe një pushim i gjatë do ta ndryshonte futbollin krejtësisht”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje