Politike

Basha del për pazar: Respektoni distancimin fizik

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur sërish sot thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të respektuar udhëzimet mbi distancimin social.

Ndër të tjera Basha thotë se ndërsa doli vetë sot për disa blerje ka parë edhe respektimin e rregullave të distancimit social.

Ai thotë që kjo kjo sakrificë po bëhet e vështirë, por vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë veten dhe familjarët.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.

Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim”, shkruan kryedemokrati Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë