Rend dhe Ligj

Hapi lokalin në Pogradec, procedohet pronari dhe 4 të rinj që luanin bixhoz

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht pronarin e një lokali, i cili ka shkelur urdhrin dhe e ka hapur lokalin.

Po ashtu, janë proceduar penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit.

Policia thotë se në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar shtetasit E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, duke luajtur lojëra fati të palejuara.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Bazuar në Aktin normativ, pronari i lokalit është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë