Partia Demokrati thotë se Edi Rama sakrifikoi prefektin e Shkodrës për t’iu shmangur përgjegjësive për përhapjen e koronavirusit në këtë qart për shkak të mungesës së testimeve.
“3 të infektuar të rinj me COVID-19 në Shkodër, e një në Pukë e cuan në 53 numrin e të prekurve, sipas shifrave zyrtare. Njëlloj si në shifrat totale, ato u rritën pasi u rrit numri i testimeve, c’ka tregon se situata në terren është tjetër nga shifrat e ofruara. Por Shkodra po tregon se sa pak vëmendje ka patur nga qeveria. Pasi i sulmoi pacipësisht kryetaren e Bashkisë dhe qytetarët e Shkodrës për situatën me COVID-19, Rama e bëri një kurban nga radhët e veta, për t’ia hedhur përgjegjësinë, prefektin e Shkodrës”, deklaroi nga selia blu, Bardh Spahia.
Spahia e konsideron qesharak argumentin e përdorur për shkarkimin e Prefektit për mungesë lidershipi dhe vendimmarrje.
“Kur dihet mirë se as ministrat nuk guxojnë të vendosin vetë, nën pushtetin e Edi Ramës. Eshtë thjesht mënyra se si një individ, i përdor njerëzit si lecka njëpërdorimëshe, por edhe frika që ka nga Shkodra, edhe nga vetë socialistët shkodranë, të cilëve po u centralizon edhe drejtimin e një institucioni vendor si Prefekti, me një të përzgjedhur nga Tirana, njëlloj siç u ka bërë edhe me partinë, nuk merr në konsideratë asnjë socialist vendas që t’i japë besim, por kjo është një çështje e tyre e brendshme”, vijon deklarata.
Bardh Spahia tha se i gjithë zinxhiri i funksionarëve vendorë, të djathtë e të majtë e dinë mirë që për përhapjen e koronavirusit përgjegjësja direkte është Qeverisa.
“Në fakt çdo funksionar vendor, i djathtë apo i majtë, çdo anëtar i personelit shëndetësor, e di mirë se ç’ka Qeveria u ka ofruar deri tani, ka qenë vetëm presioni për të mos folur, për të mos u ankuar për pajisjet e munguara mbrojtëse, për mungesën e testeve e madje edhe moszbatimin nga policia të detyrimit për karantinim të shtetasve të ardhur nga Italia”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje