Politike

Covid-19, Meta: Lutjuni zotit!

Festat fetare shërbejnë për shumëkënd si ditë reflektimi. Sa duket edhe për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili në një postim të dytë për Ditën e Shenjtë të Pashkëve ka huazuar mesazhin e kardinal Ernest Simoni Troshani.

“MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona”, – janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur…”, – shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë