Klaudio Ranieri, trajneri i njohur italian që drejton Sampdorian aktualisht, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me rifillimin e kampionatit, duke lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë: “Për mua, do të jetë gjithmonë një kampionat fals, sepse nuk do të ketë rregullsinë normale nga fillimi në fund. Megjithatë, e kuptoj se është e drejtë të luhet në fushë për të shpallur fituesin dhe skuadrat që bien nga kategoria”.
Trajneri i Sampdorias kërkon një ndryshim në rregullore për të mirën e shëndetit të futbollistëve. “Nëse duhet të luajmë tri ndeshje në javë, të na lejohet të bëjmë pesë ndërrime në 90 minuta. Nuk më duket se është rasti që t’i çojmë futbollistët në maksimumin e stresit”, – shton Ranieri për “Radio Ach’io Lo Sport”. Për situatën me koronavirusin te Sampdoria ai shton: “Kush më shumë e kush më pak, të gjithë e kanë marrë veten. Nuk ishte bukur të mësoje se djemtë ishin infektuar nga koronavirusi”.
Ranieri ka dhënë një mendim edhe në lidhje me hipotezën e mbylljes përfundimtare të sezonit në këtë moment: “Mjekët duhet të vendosin, nëse është e mundur që të rifillojnë ndeshjet apo jo. Unë di të them se kjo është një sëmundje ende e panjohur. A është rasti t’i sakrifikojmë futbollistët? A do të mjaftojë një muaj përgatitje për të luajtur tri ndeshje në javë? Nëse vendoset për të luajtur, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje