Futboll

Studimi, Ajaksi është trampolina më e mirë për në 5 ligat më të forta

Sipas qendrës ndërkombëtare të studimit për sportin (CIES), Ajaksi është klubi më i mirë në Europë si trampolinë për futbollistët e rinj. Në këtë analizë të fundit është arritur në konkluzion se klubi i madh holandez është ai që përgatit numrin më të lartë të futbollistëve që më pas luajnë në 5 kampionatet më të fortë në Europë.

Sipas të dhënave të studimit të fundit, janë 22 futbollistë të pesë kampionateve më të fortë në Europë, Francë, Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali, të cilët janë formuar dhe rritur tek Ajaksi. Holandezët mbajnë vendin e parë, menjëherë pas tyre vjen klubi i Benfikës me 21 futbollistë të lançuar në futbollin e madh. Në vendin e tretë kemi një surprizë, austriakët e Salcburgut. Janë 20 futbollistë, për të cilët Salcburgu ka shërbyer si trampolinë për në kampionatet më të forta.

Ajaksi në fakt është i njohur botërisht për akademinë e tij të famshme dhe për mbështetjen që u jep futbollistëve të rinj. Vitet e fundit, përveçse se kanë lançuar talente, holandezët kanë qenë kompetitivë jo vetëm në kampionatin kombëtar, por edhe në Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë