Italia ka raportuar numrin më të ulët në tre javë të vdekjeve nga koronavirusi, por eksperët po paralajmërojnë qeverinë që mos të heqë masat e distancimit social, mes frikës se epidemia mund të rikthehet sërish.
Vendi fqinj ka qenë vatra e nxehtë COVID-19 e Evropës me më shumë se 156 mijë raste të konfirmuara në përgjithësi. Por disa ekspertë italianë thonë se numri aktual mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumë prej pacientëve nuk shfaqin simptoma, por mund të vazhdojnë të përhapin nëse i rikthehen jetës normale.
Pas bilancit më të fundit, Giovanni Rezza, drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetësisë u shpreh se Italia është akoma në fazën e parë të epidemisë dhe duhet të ketë kujdes të shtuar përpara se të heqë disa prej masave kufizuese.
“Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe është si pasojë e infeksioneve të mëparshme”, shprehet eksperti.

Sipas tij, virusi për fat të keq nuk do të ndalojë qarkullimin e tij si në Wuhan ku pas disa ditë me zero infeksione tani janë shfaqur rastet e para të rikthimit.
Tendenca në Itali është që kurba të vazhdojë të ulet por sipas specialistëve do të ketë shpërthime të reja të vogla të cilat do të duhet të frenohen.
Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli tha se “për momentin, çdo hipotezë për lehtësim të masave është e parakohshme por në fund të fundit vendimi do jetë politik”.
Rezza thotë ndërkohë, asnjë vend nuk mund të mbajë një bllokim që tejkalon dy muaj, dhe për këtë arsye disa masa të kufizimit dhe masave paraprake në disa sektorë, siç janë transporti dhe aktivitete të tjera që do të thotë prania e shumë njerëzve në rrugë dhe në punë, do të duhet të adaptohen.
Rezza tha gjithashtu se edhe numrat e infeksioneve të reja në fakt janë ato të prekura 20 ditë më parë, duke shtuar se rënia e numrit të vdekjeve do të jetë efekti i fundit i masave izoluese pasi koha midis infektimit dhe vdekjes është më e gjatë se ajo midis infektimit dhe zbulimit pozitiv.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë ky ndryshim shpjegon pse në Itali ka një prirje më të ngadaltë në uljen e numrit të vdekjeve, edhe pse ato kanë rënë shumë në krahasim me mijëra disa ditë më parë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 566 viktima nga koronavirusi, për një total prej 20465 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve dje ishte 1224 për një total prej 35435 Autoritetet raportuan edhe për 3153 raste të reja pozitiv nga Covid-19, ndërkohë që kujdesin intensiv janë të shtruar 83 pacientë më pak për një total prej 3260.
Ndërkohë në Europë, Franca po raporton gjithashtu një rënie të vdekjeve të koronavirusit dhe zyrtarët spanjollë po lejojnë ndërtimin dhe punëtorët e tjerë industrialë të kthehen në punët e tyre të hënën pas një mbyllje dy-javore. Por dyqanet spanjolle, përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore, do të vazhdojnë të mbyllen dhe kujtdo që mund të punojë nga shtëpia ende u thuhet të veprojnë kështu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje