Ne rrjet

Mjeku shqiptar: Para 10 vitesh shëruam një pacient me Covid-19, u kafshua nga një lakuriq nate

Mjeku shqiptar anestezist dhe reanimator në Francë, Teni Kamberi, ka deklaruar sot se Covid-19 nuk është i panjohur për mjekësinë.

Në një intervistë me “ABC News”, ai ka treguar një histori të një pacienti që ka trajtuar rreth 10 vite më parë i cili dyshohej se kishte koronavirusin e shfaqur në Kinë.

“Ka qenë një pacient dhe kishte temperaturë të lartë. Ai vinte nga Arabia Saudite dhe ishte kafshuar nga një lakuriq dhe menjëherë dihej se mbartës ishin lakuriqët dhe matet nga virulenca”, tha mjeku.

Ai ka theksuar se ky lloj koronavirusi ishte më agresiv dhe se mjekësinë e ka gjetur të papërgatitur. Sipas tij e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e tij është vetëkarantinimi.

” Koronavirusi njihet prej kohësh, por forma e fundit u tregua i rrezikshëm dhe virulent dhe na kapi në mënyrë të papritur”, thekson mjeku shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë