Rend dhe Ligj

Ndëshkohen 719 qytetarë dhe 33 shoferë

Me zgjerimin e fashës orare është rritur dhe ndëshkimi i qytetarëve dhe shoferëve.

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l.

Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët kanë dalë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kakavijës më 1 prill dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.

Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1140777329603196/?__xts__[0]=68.ARBwxrx0j6zHvAq-QK-3_r42p2sb0K_xLcD_gephMlSxsIAGl3GpNSLlUKcGMzfxz841RGeTwel8d0Wv9nVeYadMrV_b1po3gTeD7_5DMJhl3VB0B-rXUlgBsEzrA3S8GvzQs-wW6w4hfpLpFDIi9qEhuG8EH2sYsiS83TD47WGDfwFPNhhAlGUHB0Y9O_PcjWYIZYwPCk6IQqBAFyrIGBskLj0wFJZHuPac6KVFcdz-cK7P5ftUEvuZupv0urbWkYZ3KmZ-lnvQNM2B7dDlbwlJ9kclgthndWAWWUReOGdyi04MGIZUFL8IFaJdacEKqeWg_4a9k3rPBJQdNrgh5kHoM95qTPvYBHNpUG0g&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë