Klubi i Real Madridit ka shpërndarë imazhet e “Santiago Bernabeut” të ri, punimet e të cilit janë parashikuar të përfundojnë në vitin 2022, por kuptohet që duhet pasur parasysh se tashmë ritmi është i ulët, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Klubi i madh spanjoll ka investuar 500 milionë euro për stadiumin e ri, që do të ketë një çati të lëvizshme, e cila hapet edhe mbyllet për 15 minuta. Siç tregojnë edhe fotot, do të jetë vërtet një mrekulli arkitekturore, një stadium me kushte shumë komode, një xhevahir i shekullit të 21-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje