Një ndeshje miqësore ndaj futbollistëve më të mirë të planetit të mbledhur në një skuadër. Ka ndodhur më 16 dhjetor 1998, në “Stadio Olimpico” të Romës, kur Italia ndeshej me “Fifa World Stars”. Italia e yjeve si Maldini, Nesta, Kanavaro, Albertini, Inzagi e Toti.
Thjesht një miqësore, asgjë më shumë, por ndaj futbollistëve të kalibrit si Zidan, Ronaldo (fenomeni) dhe Ueah, të tre fitues të “Topit të Artë”, por edhe emrave të tjerë si Dunga, Hierro, Batistuta e Rui Kosta. Një ndeshje e organizuar për të festuar 100-vjetorin e Federatës Italiane. Një ndeshje e krahasueshme me ato që sot mund të bëhen vetëm në video-lojëra.
Një ndeshje e çuditshme, duke nisur nga rezultati 6-2, me një tripletë të Enriko Kiezës, babait të sulmuesit të Fiorentinës, Federiko Kieza. Një 90-minutësh spektakolar, që nga goli akrobatik i Filipo Inzagit, i cili mposhti Paljukën, një kundërshtar rastësisht. Për “Yjet e botës” shënuan Batistuta, pas një asisti të Zidan, dhe Ueah, pas një pasimi të Ronaldos. Albertini dha dy asiste, të parin për Di Françeskon dhe të dytin për Fuzer. Rezultati u vulos nga 3 golat e Kiezës dhe 1 gol i Totit.
Në këtë ndeshje kanë qenë në fushë edhe dy emra të njohur për futbollin shqiptar, Kristian Panuçi, ish-trajner i Kombëtares, dhe Ze Maria, ish-trajner i Tiranës. I pari luante në formacionin e Italisë, kurse i dyti në radhët e më të mirëve të botës në atë kohë. Dhe interesant është fakti se të dy kishin të bënin direkt me njëri-tjetrin, teksa Panuçi luante mbrojtës i djathtë, ndërsa Ze Maria mbrojtës i majtë.
Formacionet
ITALIA – Peruci, Panuçi, Kanavaro, Nesta, Maldini, Fuzer, Dino Baxho, Albertini, Di Françesko, Inzagi, Toti.
YJET E BOTËS – Paljuka, Ze Maria, Dunga, Hierro, Nvathi, Vinter, Rui Kosta, Zidan, Ueah, Ronaldo, Batistuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje