Një kompani mjekësore amerikane ka lëshuar një test gjaku, i cili do të ndihmojë në përcaktimin se kush është imun ndaj COVID-19. Të hënën,kompania “ARCpoint Labs” njoftoi se testi i ri i gjakut është lëshuar në tregun e SHBA-së, duke e bërë atë të disponueshëm për miliona persona.
Testi do të identifikojë raste të reja të COVID-19 si dhe njerëzit që kanë antitrupa në gjakun e tyre që shkatërrojnë virusin.
Sipas “ARCpoint Labs”, SHBA-ja më parë ishte mbështetur në testet e administruara jashtë Gjermanisë dhe Kinës.
FDA tashmë ka krijuar testet, duke vërejtur se ato janë më të sakta dhe më të dobishme në luftimin e pandemisë.
“Këshillat e mia për individët që duan të testohen janë të kalojnë përmes ofruesit të tyre të kujdesit shëndetësor, sepse unë mendoj se ky test, ashtu si testet e tjera, duhet të kryhet dhe rezultatet të dorëzohen tek një profesionist i kujdesit shëndetësor”,deklaroi Dr. Robin Patel, President i Shoqatës Amerikane për Mikrobiologji.
Testi i ri është i shpejtë dhe i thjeshtë, pasi përdor një gisht e në një shirit prove dhe ka një shkallë saktësie prej 97%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje