Sport

“Tour de Francë” nis më 29 gusht, të enjten pritet zyrtarizimi

E enjtja do të jetë dita vendimtare për të ridizenjuar kalendarin e çiklizmit në këtë 2020 të mbushur me probleme. Kristian Prudhom, drejtori i ASO-s, që organizon “Tour de France”, do të mbajë një “conference call” me pjesëtarët UCI (Unioni Çiklistik Ndërkombëtar), ku do të propozojë nisjen e “Tour de France” më 29 gusht, për të përfunduar më 20 shtator.

Ky kompeticion, nga të rëndësishmit për çiklizmin, nuk mund të nisë më 27 qershor në Nisë, siç ishte programuar, por orët e fundit ka humbur kuota edhe hipoteza për nisjen në mes të muajit korrik. “Grande Boucle”, që do të ketë prioritet absolut në përcaktimin e kalendarit të ri, pritet të fillojë në fund të gushtit, duke shtyrë kështu edhe “Giro”-n dhe “Vuelta”-n, kompeticionet e Italisë dhe Spanjës në çiklizëm.

Egan Bernal, fituesi i fundit i “Tour de France”. Gazeta Si, 14 prill 2020

“Giro d’Italia”, sipas zërave të fundit, pritet të nisë më 3 tetor dhe të mbyllet më 25 tetor. Nuk do të sakrifikohet as “Vuelta” në këtë mënyrë, duke nisur më pas. Këto janë hipotezat më të mundshme dhe që pritet të zyrtarizohen ditën e enjte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë